E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

 Këshilltari i PD, Çollaku: Veliaj fyerje raciste e përçarëse ndaj banorëve të Tiranës

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një akt proteste, sipas tyre,  kundër sjelljes denigruese ndaj qytetarëve nga Erjon Veliaj.

 

Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku u shpreh se asnjë nga këshilltarët nuk do të jetë i pranishëm në sallë, për shkak të sjelljes së paprecedentë të kryetarit bashkisë së Tiranës, fyerjeve raciste dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës.

 

Reklamë

“Këshilltarët i bashkohen deputetëve të opozitës të cilët do të jenë në krahë të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë protestën përpara Bashkisë së Tiranës, për dëmshpërblimin 100% të pronave të tyre në një projekt që sipas tyre po realizohet në favor të qeverisë dhe lidhjeve korruptive.”

 

Ndërkohe edhe nga selia e LSI u njoftua se këshilltarët bashkiak të kësaj partie do të bojkotojne mbledhjen e keshillit bashkiak dhe mbeshtesin protesten e banoreve te Unazes se Re.

 

Mbledhja e Keshillit Bashkiak qe nisi ne oren 11:30 drejtohet nga nenkryetari i bashkise Andi Seferi pasi Veliaj ndodhet jashte vendit dhe nga burime te Vizion Plus do te kthehet pasditen e kesaj te enjteje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë