Këshilltari politike i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjës e Hercegovina.

 

Përmes një postimi në Twitter, Arifi shkruan se do të donte që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin mobilizuar në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në të njëjtën mënyrë siç thotë ai, që janë mobilizuar në heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

 

“Dëshiroj që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin mobilizuar në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në të njëjtën mënyrë siç janë mobilizuar në heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Jam i befasuar kur shoh kaq shumë dinamikë dhe emocione në mbrojtjen e interesave serbe. Për fat të keq kjo qasje çoi në dështimin total të dialogut”.

 

Ndërkohë më herët përfaqësuesja e Lartë ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vetëm sa ndërlikon situatën edhe më shumë dhe nuk sjellë ndonjë zgjidhje për problemet e qytetarëve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

 

Sipas Mogherinit, ky vendim nuk e ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe i njëjti duhet të tërhiqet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *