Subscribe

Kryeministri Edi Rama po prezanton rezultatet e opinioneve të qytetarëve shqiptarë, pas plotësimit të Këshillimit Kombëtar.

 

Kreu i qeverisë deklaroi se mbi gjysmë milionë shqiptarë morën pjesë në këtë proces, të cilin e konsideroi shumë pozitiv.

 

“Ajo që është me rëndësi, është se edhe gjatë kësaj interference të luftës që ka postuar natyrshëm fokusin dhe vëmendjen kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër, mbi gjysmë milioni qytetar. Këtu jam me drejtoren e agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Agjencia ka drejtuar procesin dhe falë edhe përfshirjes së INSTAT, si një shërbim për këtë proces, kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Ky rezultat është pjesëmarrja dhe natyrisht kemi gjëra që duhen përmirësuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë, pavarësisht opinioneve të tyre ku kthejmë besimin”, tha Rama.

 

Sakaq, shumica e shqiptarëve janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

 

61 për qind kanë votuar pozitivisht lejimit të kultivimit, përpunimit dhe eksportimit të kontrolluar nga shtetit të kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për arye të përdorimit vetjak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.