Subscribe

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur unanimisht pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetë e PD.

 

Kryedemokrati Lulzim Bashan ë një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes ka deklaruar se ky ishte një vendim unanim dhe e vetmja rrugë që i ka ngelur tashmë opozitës shqiptare.

 

Kreu i PD-së është ka thënë se kanë kaluar 28 vjet nga rrëzimi i diktaturës më të egër, dhe tashmë sipas tij populli ka në krahë të gjithë njerzit e PD-së.

 

“Ne e hedhim këtë hap pasi kemi shteruar cdo mundësi tjetër për të kthyer legjitimitetin. Pas urdhrit të sovranit në protetsën më të madhe që Shqipëria ka parë ne skemi asnjë rrugë dhe ne zgjedhim që ti bindemi sovranit, dhe ajo jeni ju, përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane, ne do të hapim derën drejt Evropës ajo është shpëtimi ynë dhe do të hapet vetëm në rast se ka zgjedhje të lira.”

 

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e protetsës së të enjtes në nesërme në orën 10 para kuvendit të Shqipërisë, i cili do tju kthehet një orë e më parë shqiptarëve dhe jo krimit dhe korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *