E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Këshilli i Universitetit të Oxfordit i heq çmimi Aung San Su Ki

 

Këshilli i Universitetit te Oksfordit ka votuar unanimisht për heqjen e titullit “liria e qytetit të Oksfordit”, udhëheqëses se Mianmarit Aung San Su Ki, për shkak të mosreagimit të saj për masakrat ndaj myslimanëve. Universiteti vlerësoi se kanë ndryshuar shumë gjëra që kur ajo u vlerësua me këtë çmim.

 

Kolegji i Oksfordit, ku Su Ki ka studiuar, hoqi foton e saj nga galeria publike. Shumë institucione të tjera britanike, që kanë vlerësuar fituesen e çmimit Nobel për paqen, pritet të marrin të njëjtat masa, ndërsa shtohen zërat që asaj t’i hiqet edhe çmimi Nobel per paqe. Muajt e fundit, Aung San Su Kji ka qenë në qendër të kritikave, ndërsa OKB-ja e ka cilësuar masakrën ndaj myslimanëve, si shembull perfekt të spastrimit etnik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë