Presidenti i republikës Ilir Meta ka hedhur poshtë kërkesën e deputeteve te PD dhe LSI, duke vendosur te mos beje publike materialet e mbledhjes se Këshillit te Sigurisë kombëtare per çështjen e drogës ne Shqipëri.

 

Ne përgjigjen qe kreu i shtetit u ka kthyer deputeteve te opozitës, thekson se kërkesa bie ndesh me ligjin per informacionin e klasifikuar, pasi ne mbledhjet e Këshillit te Sigurisë Kombëtare informacione qe vijne nga vendet partnere e institucionet ndërkombëtare ndaj te cilave Shqipëria ka detyrimin te respektoje standardet e ruajtjes se informacionit.

 

Presidenti Meta thekson se pavarësisht qëllimeve pozitive te deputeteve, deklasifikimi i materialeve nuk është ne përputhje me interesat afatgjata te vendit. Dy dite me pare deputetet e PD dhe LSI ne Komisionin e Sigurisë i kërkuan presidentit te publikonte materialet e mbledhjes se Këshillit te Sigurisë se datës 6 nëntor te vitit te kaluar, ku ishte diskutuar problematika e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *