E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Këshilli i Mandateve, dy raporte për Tahirin

Maxhoranca ka vendosur kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas nje mbledhje qe zgjati rreth 8 ore, 5 anëtaret e Partisë Socialiste ne Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kane refuzuar kërkesën e Prokurorisë per arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën per kontrollin e shtëpisë se tij.

 

Ndërkohe qe 5 anëtaret e PD e LSI ne Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit miratuan kërkesën e Prokurorisë per arrestimin dhe kontrollin e banesës se Saimir Tahirit.

 

Reklamë

Dy raportet e hartuara nga maxhoranca dhe opozita, do t’i paraqiten te mërkurën seancës per votim. Votimi per heqjen e imunitetit është i hapur e kërkon 71 vota dhe maxhoranca nuk do ta kete problem te rrezoje kërkesën e Prokurorisë per arrestimin e ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri.

 

Më shumë video

Reklamë