Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një deklarate zyrtare dënon fyerjet dhe tentativat për intimidim ndaj prokurorëve të SPAK. Në deklaratë theksohen se fyerjet apo intimidimi në nivel personal ndaj togave të zeza është e patolerueshme, pasi sistemi i drejtësisë parashikon çdo formë ankimimi ndaj vendimeve të prokurorëve.

 

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, KLP ka nënvizuar se mbështet prokurorët dhe iu bën thirrje të bëjnë punët e tyre të pashqetësuar nga këto fyerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *