E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Këshilli i Evropës thirrje Bosnjës që të zhvendosë një kamp emigrantësh

Komisionerja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç, i ka kërkuar Bosnjës që të zhvendosë një kamp të mbipopulluar emigrantësh, duke thënë se ai ishte jo-sanitar dhe i pasigurt, pasi i mungonte uji i pijshëm, energjia elektrike dhe ishte vendosur afër një zone të minuar.

 

“Kushtet e jetesës në këtë kamp, tashmë janë të mjerueshme. Me ardhjen e dimrit, situata nuk mund të përkeqësohet”.

 

Reklamë

Kohët e fundit Bosnja e Hercegovina po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia kanë mbyllur kufijtë e tyre.

 

Mbi 40.000 migrantë kanë hyrë në vendin e Ballkanit që nga viti 2018, prej të cilëve rreth 7.300 janë vendosur në veriperëndim të Bihaqit, duke shpresuar të kalojnë në Kroaci, dhe prej aty në vendet perëndimore.

 

Nga të gjithë emigrantët gati 20 për qind e migrantëve janë fëmijë.

 

Mijatoviç u ka kërkuar  autoriteteve boshnjake të mbajnë përgjegjësitë e tyre për të trajtuar emigracionin, në një mënyrë të pajtueshme me të drejtat e njeriut, dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për autoritetet lokale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë