Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2016 me 39 pro, 3 abstenim dhe 7 vota kundër. Që në fillim të mbledhjes ka qene këshilltari i djathtë Bujar Hoti i cili u ka kërkuar këshilltareve qe te miratojnë ketë projekt-buxhet pasi është gjithëpërfshirës dhe transparent. E kundërta përgjigje ka ardhur nga grupi i këshilltareve socialiste ku Luan Heta e quajti ketë buxhet një kopje te vitit te kaluar.
Po ashtu këshilltari i FRD Fatlum Nurja tha se ky projekt buxhet nuk është aspak i qarte. Ne fund te mbledhjes buxheti i vitit 2016 është miratuar me 39 pro, 3 abstenim dhe 7 vota kundër.
Kryebashkiakia Voltana Ademi pas miratimit te buxhetit përshëndeti vendimin e këshilltareve ndërsa e quajti politike vote e të majtëve. Pavarësisht kritikave te gjitha votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim kane shkuar pro miratimit te buxhetit ndonëse partia Socialiste ishte kundër miratimit.
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin 2016





