Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës së parë ndërqeveritare të BE, me Shqiperinë e Maqedoninë e Veriut.

 

Një gjë të tillë në fakt e paralajmëroi kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook shkruante se ndoshta sot mund të kemi lajme të mira.

 

Mbase sot lajmi i mirë…🤞, shkruan Rama.

 

Burime për Vizion Plus thonë se  gjatë pasdites mund të ketë një mbledhje te Këshillit Europian  për t’i hapur rruge nisjes së negociatave anëtarësuese.

 

Kjo mbledhje  vjen pas vendimit të parlamentit bullgar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë e cila kishte mbajtur peng hapjen e negociateve jo vetëm për këtë vend, por edhe për Shqiperinë.

 

Në Samitin e fundit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk u mor vendimi për çeljen e negociatave për shkak të vetos bullgare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *