E shtunë, 31 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, pasi prej më shumë se 7 muajsh ndodhet në paraburgim nën akuzat e SPAK për 13 vepra penale.

PS e PD bashkuan votat për shkarkimin e Kryebashkiakut të Tiranës, propozim që tashmë përmes Prefektit, i kalon Këshillit të Ministrave.

Reklamë

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.

“Sot ne po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj”, tha kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino.

Reklamë

Ndërkohë Joleza Koka, Eriona Bixho, Gazmend Paja, Eris Bejleri, Ervin  Dushku, Alba Kepi, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi nuk ishin në salle kur votuan, ndërsa Fabian Topollai nuk mori pjesë në votim.

Në momentin e votimi ishin 51 këshilltarë, ku 50 prej tyre votuan pro. Gjithsej Këshilli Bashkiak ka 61 këshilltarë

Porosia për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra u dha nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së (11 Shtator) ku shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kreun e Bashkisë Tiranë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë