E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos për prishjen e Teatrit Kombëtar

Edhe pse u lajmërua se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mbahet të hënën, diçka ka ndryshuar.

Mbledhja u mbajt në mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe u vendos për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu.  

Reklamë

Veliaj i dërgoi Këshillit Bashkiak projektvendimin që mban datën 13 maj ku kërkon shembjen e godinës, pasi tashmë ka kaluar në pronësi të bashkisë.

Sipas dokumentit kërkohet miratimi për shembje bazuar në akt ekpertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit.

Në pikën numër dy të vendimit kërkohet që të merren masat e nevojshme për nisjen dhe ndjekjen e procedurës së ndërtimit të godinës bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit do të njoftojë 24 orë para se të ndërhyjë. Momentalisht situata është e tensionuar dhe artistët, bashkë me liderin demokrat Lulzim Basha, ndodhen në godinën e teatrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë