Pas konstituimit të këshillit Bashkiak të Pogradecit dhe marrjes së detyrës së kryebashkiakut Ilir Xhakolli është zhvilluar sot mbledhja e parë e këtij këshilli ku janë diskutuar dhe miratuar një sërë pikash të rendit të ditës.

Këshilltarët kanë votuar për ngritjen e 6 komisioneve të përhershme, konkretisht të komisionit të financës dhe ekonomisë, komisionit të ligjshmërisë dhe çështjeve sociale, komisioni i zhvillimit urban, turizmit dhe marrëdhënieve me jashtë, komisioni i shërbimeve publike, mbrojtjes së mjedisit dhe çështjeve rurale, komisioni i arsimit kulturës shëndetësisë dhe sporteve si dhe komisioni i barazisë gjinore.

Të tjera pika të rendit të ditës kanë qenë miratimi i numrit dhe fondit për përsonat me aftësi ndryshe për periudhën 1 – 31 gusht 2019.

Në këtë kategori përfitojnë pagesë paaftësie në total 4917 persona me fond 40 milionë e 715 mijë lekë.

Këshilltarët kanë votuar dhënien e ndihmës ekonomike për 118 familje nga fondi 6% i fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike për periudhën 1 – 31 korrik 2019.

Këshilltarët kanë votuar pro marrjes me qira të një ambjenti për të shërbyer si kopësht në fshatin Kalivaç të njësisë administrative Trebinjë si dhe kanë miratuar rishpërndarjen e fondeve nëpër programe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *