Ndryshimet e klimës nga një ditë në tjetrën shpesh është dhe shkaku i shumë virozave të ndryshme që prekin shëndetin tonë.

 

Një mot i paqëndrueshëm që përfshin shpesh vendin ku një herë bie shi dhe njëherë është diell, është e rëndësishme që të dini si të kujdeseni për shëndetin tuaj edhe në këtë kohë.

 

Pushoni

Nëse zgjimi në mëngjes ju lodh më shumë se që ju freskon, atëherë ka mundësi që gjumi që bëni nuk është cilësor. Synoni që t’i bëni 7-8 orë gjumë në këto kohë së paku, kështu forconi sistemin imunitar dhe largoni mbetjet e padëshiruara nga organizim.

 

Konsumoni lëngje

Lëngjet e freskët dhe vitamina C janë një mënyrë e mirë për të filluar mëngjesin. Ju ndihmojnë për imunitetit dhe shëndet të mirë. Po ashtu, preferohet që të pini shumë ujë, në mënyrë që trupi juaj të mbrohet nga sëmundjet apo infeksionet.

 

Pastroni ajrin

Ndryshimet e stinëve mund të jenë faktorë për alergji, si algjeria nga poleni. Është shumë me rëndësi që ta freskoni ajrin në dhomën tuaj. Ajrosja gjithnjë është e mirëseardhur për largimin e pluhurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *