E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshillat Bashkiakë në Vorë dhe Kamëz/ PS kryeson, ndiqet nga “Bashkë Fitojmë, PD forcë e tretë

Partia Socialiste ka fituar bindshëm jo vetëm garën për kryetarët e bashkive të Vorës e Kamzës, por edhe atë për Këshilla Bashkiakë.

 

Reklamë

Në Bashkinë e Vorës, PS kryeson deri në këto momente me 13 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar vetëm 4 të tillë.

 

Nga 1 mandat secila kanë fituar Partia Fryma e Re Demokratike dhe Partia Republikane.

 

Ndërkohë në Kamëz, PS ka fituar 20 mandate, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 11 të tillë. PD zyrtare ka marrë vetëm 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat kanë marrë edhe partitë e vogla si,  Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Demokristiane dhe Aleanca Liberale e Djathtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë