Rënia e flokëve është një nga shqetësimet më të mëdha të grave dhe vajzave, që mund të shkaktohet nga rrethana të ndryshme të përditshmërisë sonë. Një nga shkaqet kryesore është pikërisht larja e flokëve e më pas gjumi pa i tharë mirë ato.

 

Këto janë disa  nga mënyrat se si mund të parandalojmë rënien e flokëve.

 

Zgjidhni një këllëf jastëku prej mëndafshi

Ne flasim shpesh për këllëfët e jastëkëve të mëndafshtë. Krahasuar me pambukun, fijet më të vogla të mëndafshit zvogëlojnë fërkimin e kokës ndaj jastëkut. Për të mos përmendur, këllëfët e jastëkëve prej pambuku gjithashtu thithin lagështinë nga flokët tuaj, duke i bërë fijet tuaja më të thata dhe të dredhura.

Shmangni gjumin me flokë të lagur

Edhe pse duket e këndshme të flini pasi keni bërë një dush  një gjë e tillë nuk rekomandohet. Nëse bëni dush natën, sigurohuni që t’i thani flokët plotësisht për të parandaluar këputjen e tyre.

Përdorni maskë flokësh gjatë natës

Fijet e hidratuara në mëngjes do të thotë më pak rënie gjatë gjithë ditës. Maskat e flokëve gjatë natës janë mënyra ideale për t’i dhënë flokëve tuaj ushqimin dhe lagështinë e nevojshme.

Asnjëherë mos i lidhni flokët dhe mos vini kapuç

Lirimi i flokëve para gjumit duhet bërë patjetër. Ky proces do të stimulojë gjithashtu qarkullimin e gjakut. As kapuçi nuk rekomandohet të vihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *