Subscribe

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, gazetari Alfred Peza ka këshilluar Rudina Hajdarin, tashmë kandidate për deputete në Elbasan, nga Nisma Thurje, se do të ishte më mirë që kandidatura e saj të ishte në Tiranë.

 

Alfred Peza: “Nëse do të isha këshilltar i zonjës Hajdari do ta këshilloja që të garonte në Tiranë. Po e këshilloj tani sepse unë dua që të fitoj PS-ja dhe kur kundërshtari gabon duhet ta lejosh. Tani që ka gabuar unë mund ta them ku ka gabuar. Tirana duke qenë një qark më i madh dhe ku është qendra kryesore ekonomike, administrative etj, i jep mundësinë të gjithë partive të reja të marrin një numër më të madh votash në raport me qarqet e tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *