Reshjet e shiut kane rritur ndjeshëm nivelin e ujit ne kasakden e Drinit. Hidrocentrali me i madh ne vend, Fierza, ka arritur ne kuotën e 293. 6 metrave, vetëm 3 metra larg nivelit kritik. E njëjte paraqitet situata edhe ne HEC-in e Komanit dhe Vaut te Dejës, ku prurjet gjate këtyre ditëve kane qene me intensitet te larte. Te enjten nisen shkarkimet ne hidrocentralin e Vaut te Dejës, por korporata elektroenergjitike raporton se ato janë ndërprere. Sipas KESH, niveli i ujit po menaxhohet dhe nuk ka rrezik per përmbytje, ndërkohe qe te gjithë agregatet e Fierzës janë vene ne pune per te prodhuar energji elektrike. Qe prej datës 1 mars, korporata ka filluar eksportin e energjisë dhe mendohet te mbuloje te gjitha nevojat e vendit për furnizim, ndërsa deri ne fund te muajit do vijoje te shesë energji jashtë. Nga eksportet KESH do te fitoje 6 milion euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *