Korporata elektro-energjetike shqiptare duket se brenda muajit mund të nisë eksportin e energjisë elektrike.

 

Reshjet e ditëve të fundit duket se kanë rritur kuotat në dy hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndaj për të shmangur hapjen e portave, nevojitet eksporti. Lajmin e njoftoi ministrja e energjisë Belinda Balluku

 

Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është në nivelin 268 metrave, rezervë e cila po ruhet, duke u përqendruar prodhimi tek dy hidrocentralet e vogla.

 

Nisur edhe nga parashikimet për reshje me intensitet të lartë në ditët në vijim si dhe mundësin eksporti janë sinjale që edhe fasha prej 42 lekë për mbi 800 kv duket se nuk do të miratohet për muajin dhjetorë, pasi qeveria ka argumentuar se kjo vendimmarrje do të jetë në varësi të rezervës hidrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *