E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Video · Politikë

Kerri takon njerëzit në bulevard

Sekretari i Pare i Shtetit, John Kerry, ka parapëlqyer qe rrugën nga Kryeministria për ne hotel “Rogner”, ta beje ne këmbë. I shoqëruar nga kryeministri Rama, ministrat Tahiri, Kodheli, Bushati dhe Manjani, por dhe nga trupa e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ai ka ecur përgjatë bulevardit “Nënë Tereza”, e për disa momente ka “thyer” edhe rregullat e forta të protokollit dhe është drejtuar për te turma e qytetarëve, që kishin ardhur për të përshëndetur diplomatin e lartë. Megjithë masat e larta të sigurisë, sekretari Kerri ka qëndruar disa minuta afër turmës së njerëzve dhe ka shtrënguar duart me ta.
Diplomati i parë i SHBA-ve ka marrë në krahë dhe një fëmije. Për të folur me të, Kerri u ndihmua edhe nga ndërmjetësimi i kryeministrit Rama.

Më shumë video