Subscribe

Ne mesdite, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka zhvilluar nje takim edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha. Basha shoqërohej ne këtë takim nga dy nënkryetaret e partisë Edi Paloka e Edmond Spaho, nënkryetari i Komisionit te Jashtëm Aldo Bumçi si dhe deputetja Jorida Tabaku. Pjese e bisedës mes sekretarit Kerry dhe përfaqësuesve te Partisë Demokratike, siç deklaroi lideri i opozitës Basha ne fund te takimit, ishin marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona e vlerësimi per mbështetjen qe Shtetet e Bashkuara i kane dhënë vazhdimisht Shqipërisë. Basha ka deklaruar se ka biseduar me Sekretarin Amerikan te Shtetit edhe per sfidat e Shqipërisë ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit, duke theksuar se opozita mbështetet nje reforme ne drejtësi ne përputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *