Subscribe

Mbi 1500 efektivë do të garantojnë vizitën e sekretarit të shtetit amerikan në vendin tonë. Policia e shtetit bëri publike masat e sigurisë ndërkohë që krahas patrullave në terren kontrolle do të ketë dhe nga ajri. Sipas drejtorit për rendin dhe sigurinë publike në polici, do të angazhohen dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia Inteligjente e Mbrojtjes dhe Garda e Republikës.

Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike janë angazhuar 1548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, Antiterrorit, Policisë Rrugore, të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po kështu për kontrollin nga ajri do të patrullojë një helikopter i Forcave të Armatosura më një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë.

Vizita e zyrtarit amerikan do të shoqërohet dhe me bllokime rrugësh. Policia këshillon qytetarët të mos lëvizin nga ora 7 e mëngjesit e së dielës deri në orën 3 kur parashikohet dhe largimi i sekretarit të shtetit amerikan.

Janë parashikuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në aksin rrugor kryesor Rinas – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në disa akse rrugore të qytetit të Tiranës që lidhen këtë aks rrugor.  

Me këtë rast kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, si dhe të subjekteve të linjave të shërbimit publik të transportit, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës që të shmangin lëvizjet në akset ku do ketë kufizime të qarkullimit. Për rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarët, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qendrave më të afërta shëndetësore. Sipas policisë devijim do të ketë dhe transporti urban kryesisht në zonën veriperëndimore te kryeqytetit. Nga ana tjetër në rast të moslargimit të mjeteve ato do të zhvendosen nga shërbimet e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *