E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kërpudhat u marrin jetën 3 kosovarëve në Gjirin e Lalzit

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e kërpudhave.

 

Pasi i konsumuan kërpudhat e mbledhura, ata dyshohet se janë helmuar.

 

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit, në Durrës.

 

Sipas policisë, viktimat janë shtetasit E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe.

 

Për këtë ngjarje janë vënë nën hetim edhe dy mjekë në qendrën shëndetësore Manëz.

 

Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. 

Më shumë video