Floida Kërpaci, ish deputete e LSI deklaroi në emisionin “7 pa pesë” në Vizion Plus se zgjedhjet e 25 prillit janë një shans I mirë që të rinjtë në politike dhe profesionistët ti japin shpresë vendit dhe qytetareve që janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje.

 

Këto zgjedhje do të jenë një shans shumë I mirë jo vetëm për të rinjte që përfaqësohen dhe angazhohen në politike por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne I takojmë cdo ditë dhe shohim tek qytetarët mungesën e shpresës. Cdokush bën bilancin e katër viteve te funditg apo 8 viteve te fundit dhe pyet veten: Si jam unë pas këtyre viteve, më mirë apo më keq?Kështu që 25 prilli është një mundësi e mirë jo vetëm që qytetarët të japin votën jo vetëm për ndryshimin dhe alternativën më të mirë, por edhe për ata që përfaqësojnë një mendësi ndryshe në politike dhe tu jepet shansi brezit të ri,profesionisteve të rinj që të tregojnë veten.

 

Kërpaci, pjesë e një lidershipi të ri politik në LSI, shtoi se njerezit kanë filluar të kuptojnë se është thelbësore të votojnë programet dhe platformat, e jo siglat e partive.

 

 

Njerezit nuk kanë nevoje për një logo të re partie, por për dicka apo dikë që u përfaqëson  dhe kjo lidhet me dy aspekte te ndryshme.E para është programi, që është kryesorja. Këtu kam kuptuar që ka një lloj ndryshimi me 2017, ku shihej më shumë sigla.Tani po shohim që dicka ka ndryshuar në këtë drejtim. Nuk është zgjidhje as arsyetimi që më mirë nuk po shkoj të votoj. Nuk është zgjidhje sepse vjen një qeveri për të cilën ti nuk ke votuar fare por që mund të ndikojë për keq në jetesen tende, rritje taksash, mbytje e biznesit që mund të ndikojë tek ty etj. Në këtë mënyrë dy gjëra janë kryesore që duhet të bëjmë. Ti ndërgjegjësojmë njerezit që të shkojnë të votojnë dhe ti bëjmë që të votojne programet dhe platformat, e jo siglat.

 

Floida Kërpaci e cila pritet të garojë sërish në listën e favorshme të LSI në qarkun e Tiranës, e nëmënyrë specifike në njësinë 6 ( Kombinat), thotë se pandemia do të ndikojë në mënyrën e të bërit fushatë, mirëpo sipas saj ky nuk është problem për LSI që strategjinë e vet, e ka pasur të tillë, kontakt direkt dhe të shpeshte derë me derë me qytetarët.

 

Situata e Covid e jep pasojën e vet edhe në fushatë, mirëpo mendoj se edhe takimet e vogla kanë efektet e tyre shumë pozitive. Të paktën ne në LSI, e kemi pasuri gjithnjë si strategji faktin që duhet të jemi pranë njerezve, takime të shpeshta dhe derë më derë duke I dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Nuk është se do ndryshojë shumë në atë që ne kemi bërë në përditshmërinë tonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *