Subscribe

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25-Prillit.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi u shpreh se LSI në këto zgjedhje garon me program dhe jo me tepsi e timon.

Floida Kërpaçi: Strategjinë për të fituar votat e njerëzve e kemi me program, nuk e kemi as me tepsi, as me timon. Dhe as me mashtrime siç e kanë bërë që nga 2013-ta që erdhën dhe thanë duam të hapim vende të reja pune.

Alban Dudushi: Bashkë keni qenë…

Floida Kërpaçi: Po prandaj dhe u ndamë nga ata, nuk e vazhduam më në 2017-ën, sepse nuk përfaqësonim atë që ata përfaqësonin… krimin, drogën, lidhjet e tjera që kanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *