Kandidatja për deputete e LSI-së, Floida Kërpaçi shprehet se objektivi i forcës që ajo përfaqëson është që të marrë 11 deputetë në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

 

E ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Kërpaçi është e bindur që opozita do të arrijë një fitore madhështore,  ndërsa e cilësoi objektivin e LSI, realist.

 

“LSI synon 11 mandate në Tiranë. Është fushatë e jashtëzakonshme. E shohim entuziazmin që kanë për ndryshim. Jemi të bindur në një fitore madhështore dhe në një referendum ndërkombëtar. Në këto zgjedhje njerëzit do të ndëshkojnë Rilindjen. Ky është një objektiv realist. E shohim tek takimet me qytetarët shqiptarë, kryesisht tek ekipi që LSI ka, me të rinj dhe të reja. LSI është një parti që e mban fjalën dhe ndihmon njerëzit. Lufton për njerëzit. Janë programe që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri. Fuqia jonë ka qenë ekipi, bashkëpunimi, solidariteti, të punuarit të gjithë bashkë. Ky qëllim që ne kemi është që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Kur të vijë në pushtet, LSI do t’iu japë zgjidhje problemeve të njerëzve.”

 

Fokusi i fushatës se LSI-së janë të rinjtë, shtoi Kërpaçi, në mënyrë që të mos largohen nga vendi, por të ndërtojnë të ardhmen këtu.

 

“Fokusi im janë të rinjtë dhe të rejat. Platformën për të rinjtë duke garantuar arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar.  Edhe programi “Nga bebja në bebe” është një mundësi që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu. Janë të shumtë socialistët të cilët ndiehen të zhgënjyer, të pakënaqur nga PS. Qytetarët i besojnë LSI sepse ka treguar që e mban fjalën. Njerëzit ndiehen mirë me atë program.   Misioni më i madh është që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *