Kandidatja për deputete, Floida Kërpaçi tha në mitingun përmbyllës se LSI do të marrë 11 mandate në Tiranë.

Sipas saj, ndryshimi është i pashmangshëm në 25 prill.

“Populli i Tiranes e ka vendosur, 11 mandate te padiskutuara per LSI ne Tirane dhe fitorja fillon nga ketu, nis nga ky shesh, nis nga secili prej jush! Ky shesh i mbushur si asnjëherë më parë, tregon se uragani LSI është i pandalshëm, ndryshimi është i pashmangshëm dhe të gjithë bashkë në 25 Prill realizojmë PËRMBYSJEN E MADHE. LSI është partia e te rinjve. LSI ka vizion dhe bindje nevojën që vendi të drejtohet nga të rinjtë, ndaj dhe jemi e forca politike me numrin më të lartë të kandidatëve të brezit të ri.

Ajo u shpreh plot bindje se vota Rinore do të jetë e gjitha për LSI të dielën.

 “Ne do të marrin 11 mandate në Tiranë dhe fitore spektakolare në Shqipëri, sepse qytetaret e Tiranes dhe gjithe Shqiperise e dijne shume mire, se kur LSI e jep fjalen LSI e mban fjalën! Qytetaret e dijne shume mire qe LSI eshte parti qe i ndihmon njerezit, që e mbeshtet rinine, që i del për Zot vendit në çdo sfide të brendshme apo të huaj që mund ti kanoset. Ky eshte momenti qe secili nga ne te marrim nen kontroll të ardhmen tone. Kush voton Edi Ramen merr pakete dhe Erion veliajn e vrasjes se shpreses. Kush voton ndryshimin e dergon ne shtepi Ramen dhe Veliajn dhe te gjithe sojin e tyre qe shesin dinjitetin per pushtet. Ndaj, Le ti kthejme ato kuti votimi ne kuti ndryshimit te madh! 25 prilli realizon permbysjen e madhe, dhe ne do ta bejme shqiperine shtepine tone. Ndaj thirrja ime sot per cdo te ri eshte dil dhe voto! Dil dhe vendos! Ky eshte momenti yne! Vota per lsi eshte vote per punesim te mirepaguar te rinise! Vota per LSI eshte vote per fitoren e te mires mbi te keqen!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *