Qeveria këtë të mërkurë ka bërë të ditur atë që e ka quajtur pakti për universitetin, një dokument voluminoz ku analizohen në mënyrë të detajuar masat që do të merren për të plotësuar jo vetëm të 8 kërkesat e studentëve, por edhe për të shkuar me tej tyre.

 

Ndërkohë opozita është skeptike për këto masa duke thënë se gjithçka është një mashtrim i qeverisë.

 

Për të folur më shumë rreth këtyre zhvillimeve të fundit në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është ftuar deputetja e LSI-së Florida Kërpaçi

 

Si e shikoni ju paketën që ka propozuar këtë të mërkurë qeveria?

 

Në fakt paketa e qeverisë nuk është asgjë tjetër vetëm një propagandë e kryeministrit i cili tenton dhe bën shoë dhe prapagandë për të shuar problemet e studentëve dhe për të kaqluar në problemin tjetër në nivelin e mashtrimit ashtu siç kemi parë dhe kemi mësuar me kryeministrin që në 2013 premtoi 5 % për arsimin të prodhimit të brendshëm bruto dhe në fakt sot është një mashtim pasi nuk është realizuar një gjë e tillë. Në 2013 gjithashtu premtoi 300 mijë vende punë nuk është realizuar, ashtu si dhe ky pakt për universitetin është një propagandë. Që të mos ishte propagandë ai kishte dy shanse. Shansin e parë e kishte kur erdhën dy amendamentet në parlament të propozuara nga LSI, që i jepmin zgjidhje konkrete 8 kërkesave të studentëve dhe u votuan kundër. Ishin dy amendamente i pari jepte ndryshime konkrete në buxhetin e vitit 2019, sepse që të reflektojmë zgjidhjen e 8 kërkesave duhet bërë një ndryshim në buxhetin e shtetit, ndaj ne themi se ky është shoë dhe propagandë se, kryeministri nuk ka bërë ndryshim në buxhetin e 2019-ës pasi këtë gjë duhetta kishte bërë në parlament.

 

Ndërkohë qeveria ka thënë se në buxhetin e miratuar e ka brenda vendimin për të zbatuar masat?

 

Nuk është e vërtetë një gjë e tillë pasi që të ndodhë kjo gjë, që të ndodhë rialokimi i fondit duhet që të mblidhet parlamenti dhe të votojë parlamenti për çdo ndryshim të bërë duhet miratimi. Amendamenti i dytë ishte ndryshimi në ligjin e arsimit të lartë për rritjen e përfaqësimit të studentëve meqenëse kryeministri e ka thënë në media që nuk ka asnjë universitet që nuk ka përfaqësim të lartë të studentëve në vendimarrje, unë e ftoj që të shikojë universitetin autonom të Barcelonës sesa është  % e të rinjve atje. Këtu  e pati shansin dhe e votoi kundër, gjithashtu javën e kaluar në parlament votuan kundër rikthimin e buxhetit në parlament nga presidenti, që ishte një moment reflektimi për të parë buxhetin për ta rikthyer dhe për të ndodhur rialokimin e duhur për zgjidhjen e këtyre kërkesave.

 

Forca juaj politike është për ta ndryshuar Ligjin e Arsimit të Lartë apo për ta hedhur poshtë

 

Ne e kemi dhënë zgjidhjen tonë, 8 kërkesat e studentëve përktheheshin në 2 amendamente të cilat ne i çuam në parlament dhe kërkuam që të votoheshin në mënyrë të menjëhershmë dhe të mos i zvarrisnim studentët 3 javë, por që në ditët e para kishim gjetur zgjidhjen konkrete dhe zgjidhja nuk u dha pasi u votua kundër këtyre 8 kërkesave të studentëve.

 

Ju rikujtojmë në fakt se kur ju keni qenë në pushtet pashkë me socialistët e këni miratuar këtë ligj.

 

E kemi miratuar por kërkesa tona nuk kanë qenë kështu siç ishin sot, kërkesa tona kanë qenë që ligji në tërësi të ishte i tillë por aktet normative të kishin një frymë dhe qasje tjetër të ligjit. Gjë që tregoi se Rilindja nuk e mban fjalën dhe shkon e mban ligje që nuk janë në frym të qytetarëve dhe të njerëzve të thjeshtë. Megjithatë po të kthehemi te kërkesat e studentëve, ato janë shumë të bashkuar dhe janë të vendosur që të shkojnë deri në fund kërkesave të tyre dhe sot po ti keni ndjekur ato refuzojnë dialogun sepse sipas tyre dialogu nuk gjen zgjidhje por do të jenë mashtrime. Kërkesat e tyre zgjidhen vetëm me ndryshimin e buxhetit jo me deklarata.

 

LSI është për ndryshime të të ligjit duke i përshtatur me kërkesat dhe me mënyrën që ju thoni kurse PD, është për rrëzimin dhe hedhjen poshtë të të gjithë ligjit. Kjo tregon se ka një diskordas midis PD-së dhe LSI-së.

 

Jo ne të gjithë jemi në krah të studentëve dhe të 8 kërkesave të tyre, në momentin që ne flasim për kërkesat e tyre mjafto që të bëjmë dy amendamente në buxhetin e shtetit dhe ligjin e arsimit të lartë për të gjetur zgjidhje për kërkesat e studentëve. Studentët kërkojnë nga 0.46% që është buxheti i shtetit kërkojnë dyfishimin e tij në 1 %, si mund ta bëjë këtë gjë. Kryeministri këtë 46% të buxhetit të shtetit kryeministri ja ka dhënë koncesioneve dhe PP, merr 0.54 % jepja arsimit të lartë dhe kjo i zgjidh problemet e studentëve. Nëse do të futemi më thellë te problemet e ligjit të arsimit të lartë dhe që PD i ka ngritur kjo temë shtrihet më tutje, por sot ajo ë duhet të përqëndrohemi është kërkesat e studentëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *