Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-kryeministin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi duke rrëzuar kërkesën e tyre për lirim.
Më datën 11 shtator Berisha dhe Malltezi u morën si të pandehur nga spak ku i’u komunikuan zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv, ndërsa ndaj dhëndrit të tij rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit te parave.
Të pandehur gjithashu u morën edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Jamarbër Malltezit në ndërtimin e kullave në ish-kompleksin sportiv Partizani.
Sipas SPAK, Malltezi duke shfrytezuar faktin qe vjehrri i cili në atë kohë ishte kryeministër, përfitoi privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani ku u ndërtuan disa pallate.
Nga këto ndërtime dyshohet se janë përfituar 5.4 mln euro/vizionplus.tv









