Tërhiqet nga gara për një mandat të dytë kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

 

Vendimi për tërheqjen nga gara ka ardhur një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

 

Sipas inforamcioneve, Bruçaj është tërhequr për arsye familjare.

 

Ditën e shtunë do të kandidojnë për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë 4 kandidatë. Ata janë nënkryetari i Komunitetit Myslmian, Bujar Spahiu; Myftiu I Tiranës, Ylli Gura; Myftiu I Kukësit, Islam Hoxha; si dhe Myftiu I Lushnjes, Gramos Blliku.

 

Këtë të premte përveç Skënder Bruçajt, u tërhoq nga gara dhe Gëzim Abdishaku, inspektori i xhamive i KMSH.

 

Ai u tërhoq për faktin se nuk plotësonte kriteret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *