Kandidati për kryetar në PD, Fatbardh Kadilli u bëri thirrje demokratëve të bëjnë ndryshimin më 13 qershor.

 

Përmes një videomesazhi, Kadilli deklaroi se kjo periudhë e vështirë duhet shfrytëzuar për t’u ringritur dhe për të nisur një rrugë të re.

 

“Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për t’u ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde, për të ardhmen tënde. Në një PD që fton, në një PD që bashkon, unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit! Demokrat, bëhu Zot i fatit tënd!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *