Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Spotlight” në “Vizion Plus” ka komentuar rikthimin e Berishës me “Foltoren” e tij që pas përjashtimit nga grupi demokrat, vendim që u mor nga kryedemokrati Lulzim Basha.

 

Duke marrë shkas edhe nga shpallja e kandidaturës për kreun e PD-së, Topi deklaroi se Berisha është i ezauruar, dhe se është rikthyer në PD për interesat e tij.

 

“Unë kam menduar ndryshe. Unë s’kam menduar asnjëherë të ardhmen time në lidhje organike me Berishën. Por, e kam ndjere si detyrim moral në kushtet e një padrejtësi të madhe dhe për shkak të gabimeve, por edhe të asaj situate të rëndë që u krijua në Shqipëri në atë kohë, që të angazhohem politikisht. Sot, kam tjetër kundërshtim për të ardhmen e Berishës. Berisha është kthyer për të ardhmen e tij, jo për të parashtruar programe dhe vizione, sepse tashmë është i ezauruar. Ai ka një marrëdhënie sot, ndryshe nga ‘97 e 2005, marrëdhënie të detyruar. Ky instikt i vetëmbrojtjes ka dominuar koshiencën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *