Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shtyrë dhënien e vendimit lidhur me kërkesën e Sali Berishës për shuarjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Pritet që vendimi të jepet ditën e nesërme, 25 janar, në orën 09:00.

Lexo edhe :

Related Posts

Në Apelin e Posaçëm ditën e sotme u zhvillua seanca për ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.

Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, ai kërkon që të përcaktohen edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Ankimimi u dorëzua nga avokati i tij Sokol Mëngjesi. Avokatët sjellin një sërë kauzash, por më e rëndësishmja sipas tyre lidhet me një vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Si shpjegim tjetër avokatët sjellin faktin që nuk ka ende një vendim për heqje mandati dhe se Berisha e gëzon ende statusin e deputetit.

Sakq, ditën e djeshme, për herë të parë që nga data 30 dhjetor Berisha doli nga banesa dhe u paraqit në SPAK. Ai u morn ë pyetje lidhur me dosjen e privatizimit të kompleksit sportive “Partizani.”/vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *