E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërkoi shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore, GJKKO “rrëzon” Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur për Himarën, Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.  Pas këtij vendimi avokatet e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese. Fillimisht pala mbrojtëse kërkoi largimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe më pas kërkuan largimin e të gjithë trupës. Ata paraqitën si argument vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre u shpreh për papërdorshmërinë e provave ndërsa ata kishin kërkuar vetëm pavlefshmëri të tyre.

 

Reklamë

Seanca e radhës do të zhvillohet më 7 nëntor, ku do thirren 8 dëshmitarë.

 

Sipas GJKKO kërkesa nuk mund të pranohej pasi nuk kishte baza ligjore. Kjo nuk është kërkesa e parë që gjykata i rrëzon Belerit. Ai ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë dhe lejimin për kryerjen e ceremonisë së betimit. Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhje lokale dhe akuzohet për shitblerje të votave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë