Subscribe

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka.

 

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai kërkoi lirinë me argumentin se nuk është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se nuk mund të ndikojë as në ecurinë e hetimeve për çështjen e inceneratorve.

 

Koka pohoi edhe njëherë se ka zbatuar ligjin dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon inceneratorëve. Por pavarësisht qëndrimit të mbajtur, Gjykata vendosi të mos e ndryshoj vendimin e Shkallës së parë.

 

Ndërkohë avokati mbrojtës i Kokës, Fatmir Braka tha për Vizion Plus se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi klienti i tij është i pafajshëm dhe se hetimi është politik.

 

ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, akuzohet nga SPAK se ka përfituar përmes skemave korruptive afro 3.7 milionë euro për konçesionin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan.

 

Në kërkim policor vijojnë të mbeten ende Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, administratorë të kompanive koncensionare. Këta të fundit mendohet se janë larguar jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar arrestimit.

 

Nga hetimet Prokuroria Antikorrupsion konstatoi se koncesioni I trajtimit të mbetjeve është dhënë në kundërshtim me ligjin, duke favorizuar kompaninë e Stela Gugalljas. Pasi u shpall fituese, Gugallja së bashku me Klodian Zoton që do të ndërtonte inceneratorin me kompaninë e tij, lëshuan fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë ato nuk I kishin kryer.

 

Ndërkohë drejtuesi i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi pak ditë më parë zhvillime të reja edhe për inceneratorin e Tiranës e Fierit.

 

Sipas kallëzimeve të bëra nga Nisma Thurrje, LSI dhe Partia Demokratike, edhe në këto tendera zyrtarë të lartë janë përfshirë në afera korruptive.  Opozita ka akuzuar kryeministrin Ra, ish ministrin e financave Ahmetaj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si dhe kryebashkiakët e fierit e të elbasanit, si të përfshirë në këtë aferë.

 

Burime të prokurorisë kanë bërë të ditur se për këtë çështje janë në hetim edhe persona të tjerë, mes tyre emra të njohur për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *