Gjykata e Lartë ka lënë në burg demokratin, Ervin Salianji, duke rrëzuar kërkesën e tij për pezullimin e dënimit të dhënë nga Apeli.
“Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”., thuhet në vendim.
Lexo edhe :
Related Posts
Ervin Salianji po vuan dënimin me një vit burg në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier, që prej datës 27 shtator. Ai akuzohet për “kallëzim të rremë” lidhur me dosjen “Babale”./vizionplus.tv








