E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkoi lirinë, dështon seanca për Dritan Dajtin

I dënuari përjetë për vrasjen e 4 punonjësve të policisë, Dritan Dajti, ka hapur një proces gjyqësor në Gjykatën e Elbasanit, duke kërkuar të fitojë lirinë me pretendimin se i ka bërë 25 vite burg.

Seanca e sotme, e cila ishte e para, është shtyrë pasi nuk është bërë e mundur të realizohej videokonferenca me Dritan Dajtin, nga burgu i Peqinit.

Vrasësi i policëve kërkoi që të ishte vetë i pranishëm në seancë, por kjo është refuzuar për shkaqe sigurie.

Edhe pse Dritan Dajti po përpiqet të rifitojë lirinë, pasi përmbushi dënimin me 25 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit, duke rikthyer dënimin e tij me burg përjetë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë