Subscribe

Vendimi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nëse ai do të dëmohet apo jo edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm do të merret në datën 25 qershor. Vetë ai pretendon se është i pafajshëm e po mbahet në burg me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.

Arsye për shtyrjen ishte kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka e cila sipas avokateve ka dhënë dy vendime ankimimi përgjatë procesit të gjykimit në shkallën e parë. Po ashtu ekipi ligjor i Belerit pretendon se e njëjëta gjyqtare është zgjedhur manualisht, e jo përmes shortimit, gjë e cila u mohua nga magjistratja.

Kjo nuk u gjet problematike për vijimin e seancës nga ana e prokurorisë së posaçme, e përfaqësuar nga Adnan Xholi e Dorina Bejko. Ai tha se kjo lloj kërkese nuk e pengon shqyrtimin gjyqësor, duke kërkuar që të çelet seanca.

Përballë prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko avokatja tha se Beleri e kundërshton arrestimin në kushtet e flagrancës, e po ashtu edhe pretendimet e akuzës për vënien nën përgjim me përfshirjen e të infiltruarit Arsen Rama.

Vetë Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në sallë ndodhej edhe ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, familjarë, përfaqësues të ambasadës greke, Vangjel Dule si dhe Pandeli Kokaveshi, i cili kërkoi pafajësi, pasi u dënua me 3 vjet shërbim prove nga shkalla e parë.

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Ai ndërkohë është zgjedhur europdeputet nga radhët e Demokracise së Re të Kiriakos Mitsotakis.

Ndërkaq, në datën 25 qershor pritet që gjykata të shprehet për kërkesën e palës mbrojtëse nëse gjyqtarja Daniela Shirka do të përjashtohet apo jo. Nëse ajo përjashtohet do duhet që një tjetër gjyqtare të shortohet elektronikisht e të bëhet pjesë e trupës gjykuese, në të kundërt do të shpallet vendimi për Belerin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *