E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

Fredi Beleri nuk do të betohet për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Ka qenë Apeli i Posaçëm që sot rrëzoi kërkesën për lejen gjë e cila sipas avokatit do kundërshtohet përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë.

Reklamë

“Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati Geni Gjyzari.

Ditë më parë kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ju refuzua për të 12-n herë edhe kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë. Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor të shitblerjes së votës. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë