Subscribe

Vendimi që Sali Berisha të ndjekë seancat plenare si deputet i Kuvendit nuk u mor sot.

Në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Irena Gjoka shtyu seancën për në datën 8 shkurt për shkak se ky ankimim ishte firmosur nga vajza e ish- kryeministrit, Argita Berisha dhe jo nga vetë ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Mbrojtësi i tij thotë se gjykata po bën truke ligjore për t’i djegur mandatin Sali Berishës.

“E gjithë shtyrja e seancës është për të vonuar (siç caktoi edhe datën pas 10 ditësh)  për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese, sepse i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe i politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të deputetit të z. Berisha. Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt, të shikojmë se ç’marifet tjetër do të nxjerrë gjykata. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde, por i shtatëfishtë.”

Të njëjtin mendim avokati i ish- kryeministrit e ka mbajtur edhe ditë më parë kur me 25 janar, Sali Berisha u izolua në shtëpi edhe me vendim të Apelit të Posaçëm.

Ai ka paralajmëruar rekurs të vendimit të kësaj mase sigurie në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa për herë të parë, me 23 janar Berisha përball me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorëve që po e hetojnë, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Ata dyshojnë se Berisha ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin e tij në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore përgjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *