Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeminsitrit Sali Berisha i cili kërkonte leje për të parrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu gjykata e Lartë nuk ka pranuar as rekursin e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërkoi ndryshimin e masës arrest shtëpie të vendosur në 21 nëntor të vitit të shkuar.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha prej 30 dhjetorit të vitit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, pasi nuk ju bind vendimit të GJKKO që të paraqitej pranë këtij institucioni të hënën e tretë të çdo muaji.

Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *