Gjykata e Posaçme ka refuzuar të ndryshojë masën e sigurisë për Alma Kaçin, e cila ishte protagoniste e videos seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Nën akuzën e korrupsionit aktiv, Alma Kaçi kërkoi nga gjykata që hetimet ndaj saj të bëhen në gjendje të lirë e jo në arrest shtëpie, siç ndodhet aktualisht.
Alma Kaçi dyshohet se ofroi favore seksuale në këmbim të marrjes së një tenderi për sterilizimin e qenve.





