Subscribe

Sali Berisha vijon të refuzojë firmosjen e dokumenteve të Gjykatës së Posaçme, duke u bërë shkak për shtyrjen e seancës së sotme.

Vendimi nëse Berisha do të lirohet nga “arresti në shtëpi” apo jo do të merret të premten.

Sot ish- kryeministri nuk kishte firmosur marrjen në dijeni për seancën që do të mbahej në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që kundërshtonte pikërisht izolimin e tij në shtëpi.

Por avokatët e tij pretendojnë se zvarritja e seancave gjyqësore bëhet me qëllimin që ish-kryeministrit t’i digjet mandati.

“Gjyqtarja Irena Gjoka e ka kërkesën e përjashtimit bashkëlidhur, vetëm t’ia qepim në pallto. Do bëni mirë që ta pyesni kryeministrin sesi do shkojë ky proces. Ai do t’ju sqarojë mirë, se ai është gjyqtari i vërtetë i këtij procesi. Gjykata nuk e pranoi, në atë qëllimin e saj për të djeg mandatin e Berishës, e shty sërish pa asnjë shkak ligjor. Duke pasur të dokumentuar dijeninë e zotit Berisha edhe vullnetin e tij për t’u përfaqësuar në mungesë siç është përfaqësuar në të gjitha seancat me objekt procedural”, tha avokati Gjokutaj.

Ndërkaq, ditën e nesërme Gjykata e Lartë pritet të dalë me një vendim nëse masa e parë “detyrim paraqitje” e caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha do të hiqet apo jo.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, duke rrezikuar nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *