E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kërkohet rihapja e dosjes “Hajdari”

Një ditë pas ekstradimit, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë tha se klienti i tij do të kërkojë rihapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas takimit me Haxhinë në ambientet e burgut “Mine Peza” në kryeqytet, Dashi u shpreh se ish-truproja i Sali Berishës është dënuar në mungesë nga gjykata në një proces të parregullt.

 

I dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia prej vitesh  jetonte ne Turqi me statusin e azilantit politik. Pavarësisht kërkesave te vazhdueshme nga pala shqiptare kur ne pushtet ishte Sali Berisha, drejtësia turke nuk ishte shprehur per ekstradimin e tij, por kish urdhëruar qe ai mos largohej jashtë vendit.

 

Reklamë

Pak kohe me pare ai u vetedorezua ne policinë turke per te nisur procedurat e ekstradimit, ku dhe u mor vendimi per sjelljen e tij ne Shqipëri.

 

Më shumë video

Reklamë