Subscribe

Pak ditë pas shkarkimit të tij si kreu i Transporteve në Sarandë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur një letërporosi në Greqi, për të marrë më shumë informacion mbi Klemend Balilin. Burime pranë organit të akuzës, thanë se nga përgjimet, ish-kreu i Transporteve nuk rezulton si i përfshirë në linjën e narkotrafikut, por hetuesit dyshojnë se gjatë gjithë kohës, ai ka përdorur një numër celulari grek. Për këtë, autoritetet nuk kanë kompetencë përgjimi, ndaj kanë dërguar letërporosi shtetit fqinj, për t’i vënë në dispozicion dosjen e hetimeve ndaj grupit ku përfshihet dhe Klemend Balili i njohur me pseudonimin Keli. Për këtë procedurë, 45-vjeçari, nuk është shoqëruar, por mbajtur në vëzhgim deri në mbërritjen e dosjes dhe letërporosisë së autoriteteve greke, të cilat mund të përfshijnë atë në linjën e narkotrafikut. Por edhe pse duhej të mbahej nën vëzhgim, mesa duket Klemend Balili ka arritur të gjejë një mënyrë për t’i ikur forcave të rendit, ndërkohë që mësohet se ai nuk ka dalë nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *