E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kërkohet miratimi i ilaçit antiCovid nga Agjencia Amerikane e Barnave

Kompania farmaceutike, Merck, ka kërkuar miratimin e ilaçit e saj për trajtimin e koronavirusit. Kerkesa i është dërguar Administratës se Ushqimit dhe Barnave në shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe nëse autoritetet i japin dritën jeshile, kompania amerikane do jetë e para që do të mundësojë medikamentin  në formë pilule që mund ta trajtojë sëmundjen.

 

Ilaçin e quajtur molnupiravir, qytetarët mund ta marrin në shtëpi për të luftuar virusin dhe për të përshpejtuar rikuperimin, diçka që sipas shkencëtarëve do të ndihmonte në frenimin e infektimeve në vendet më të varfra që kanë një sistem të dobët të kujdesit shëndetësor.

 

Reklamë

FDA-ja do të shqyrtojë të dhënat për sigurinë dhe efektshmërinë e ilaçit, ndërsa vendimi pritet të merret në javët e ardhshme.

 

Molnupiravir është krijuar në atë mënyrë që t’i nxisë gabimet e kodit gjenetik të virusit, të cilat pastaj e parandalojnë përhapjen e tij në trup.

 

Ndërkohë, shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë rekomanduar  që njerëzit e moshuar dhe ata me sistem të dobët imunitar, të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Drejtoresha për vaksinat, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, duke theksuar që kjo nuk vlen për të rriturit që nuk kanë sëmundje të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë