Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë, të avionit me 71 pasagjerë në bord, mes tyre dhe një vajzë 5 vjeçare, që u rrëzua një ditë më parë në juglindje të Moskës.

 

Kushtet e vështira të motit vështirësojnë kërkimet, pasi dëbora e madhe dhe erërat e fuqishme, kanë mbuluar gjithçka.

 

Pjesët e avionit janë shpërndarë në një zonë të madhe. Mbi 700  persona janë aktivizuar në operacionin e kërkimit, të pajisur me dron dhe mjete të tjera ndihmëse.

 

Ministri rus i shëndetësisë tha për mediat se operacioni i kërkimit të trupave të pajetë mund të zgjasë më shumë se një javë.

 

Kushtet e vështira të motit, një defekt teknik ose gabim njerëzor, janë shkaqet që besohet se kanë shkaktuar rrëzimin e avionit.

 

Megjithatë ekspertet vërejnë se aksidenti ajror mund të ketë ardhur nga disa probleme teknike, pasi piloti i avionit ishte një person me përvojë të gjatë, me 5 mijë orë kohë fluturimi.

 

Menjëherë pas ngritjes, piloti raportoi problem dhe kërkoi të kthehej në pistë.

 

Kjo tregon se diçka nuk ka shkuar siç duhej. Zakonisht kjo do të thotë një zjarr i papritur ose një defekt i motorit.

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet për të gjithë ata humbën të afërmit në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *