Puna e ekipeve të kërkimit për trupat e pajetë, pas përplasjes tragjike të trenave në afërsi të Larisës në Greqi, është drejt përfundimit.

 

Numri i viktimave ka shkuar në 57, ndërsa 48 të tjerë po trajtohen në spital, 6 prej tyre ende në gjendje kritike për jetën.

 

Mes personave të denoncuar të zhdukur, janë edhe katër shtetas shqiptarë.

 

Autoritetet greke bëjnë të ditur se deri më tani janë identifikuar 36 persona përmes analizave të ADN, por do të pritet deri në fund të këtij procesi, për të ditur numrin e saktë të jetëve të humbura nga përplasja fatale.

 

Tensioni dhe frika janë zhvendosur tashmë në ambientet e spitalit të Larisës, ku familjarët presin me ankth përgjigjet e analizave dhe tërheqjen e trupave.

 

Ndërkohë, në ditën e tretë të zisë kombëtare, mijëra njerëz janë ngritur në protesta.

 

Për të dytën ditë radhazi qytetarë, punonjës të hekurudhave dhe studentë kanë dalë në sheshe për kushtet e punës si dhe për mungesën e veprimeve të qeverisë, ndaj sistemit hekurudhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *