E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërkohej nga Interpoli, kapet vrasësi me pagesë në Kakavijë

Një polak ka rënë në prangat e policisë së Kakavijës, pasi është i dyshuar si autor i vrasjes së një shqiptari në Athinë në vitin 2018.

 

Sipas policisë shtetasi i identifikuar me iniciale D.R tentoi të kalonte pikën kufitar me pasaportë të falsifikuar. Nga verifikimi paraprak i punonjesve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë.

 

Reklamë

Gjithashtu policia bën me dije se nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular.

Vazhdo të lexosh

Reklamë